Thursday, August 19, 2010

Tech - Fëmijët sa më pak TV, aq më të ditur


Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjata. Ekspertë nga SHBA dhe Kanadaja morrën në shqyrtim më shumë se 1 mijë e 300 fëmijë të moshës para-shkollore për të përcaktuar nëse Televizori ndikon në sjellje, në stilin jetese dhe suksesin e tyre akademik në të ardhmen.

Për çdo orë tëe shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme. Në klasën e katërt tek ata u vu re - rënie 7% në angazhimin në mësim - rënie 6% në arithmetikë  - një rritje 10% në mosbindje, ngacmim e grindje të ndryshe me moshatarët në klasë.Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re një rënie 9% në aktivitetin e përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit tek ata u rrit 5%.

Studimi nuk provon se televizori është fajtor, por vetëm vë në dukje një lidhje midis kohës së kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve të zhvillimit në fëmijërinë e herëshme. 

Ekspertët thonë se fëmijët mund të rriten për të qenë të ditur, më aktivë dhe të shëndetshëm në qoftë shpenzojnë më pak kohë duke parë televizor në moshë të mitur.

No comments:

Post a Comment