
Një i pastrehë për gati dy javë ka jetuar i pavërejtur në ndërtesën e një biblioteke lokale në shtetin amerikan New Jersey, ka njoftuar policia lokale.
Rojtari i bibliotekës ka vërejtur 26-vjeçarin, Charles Jones Jr., se si ngjitej në dritaren e bodrumit të ndërtesës. Jones i kishte thënë policisë se jeton në bibliotekë.
Në bodrum janë gjetur disa libra. Policia ka konstatuar se kishte bartur ushqimin nga vendi, ku të punësuarit kalonin pauzën. Jones është akuzuar për vjedhje dhe plaçkitje.
No comments:
Post a Comment