Saturday, August 21, 2010

Lifestyle - A i dini sekretet e trupit tuaj?

 
 Trupi i njeriut aq sa është kompleks është edhe magjepsës.Po i dimë sekretet kryesore të trupit tonë? 



*Edhe pse truri shpërndan sinjalet e dhimbjen në trup, ai nuk ndjen ato asnjëherë
*Edhe pse mendojmë se truri është më aktiv gjatë ditës, në fakt ai është më aktiv gjatë kohës që jemi në gjumë
*Njerëzit me nivel më të lartë të IQ-së shohin më shumë ëndrra se njerëzit normal
*Trurit i duhet energji 10 watt-ëshe për të funksionuar normalisht
*Edhe pse truri peshon sa 2%-shi i trupi, ai ka nevojë për 20% të oksigjenit dhe kalorive
*Forma e trurit ndryshon gjatë periudhës së pubertetit
*Nëse s'jeni binjak, era e trupit tuaj është unike. Për këtë arsye fëmijtë dallojnë lehtësisht aromën e trupit të nënës
*Ndjeshmëria ndaj aromave të femrat është shumë më e lartë se te meshkujt
*Hunda mund të dallojë rreth 50.000 aroma të ndryshme
*Edhe pse dhëmbët fillojnë të dalin disa muaj pas lindjes, ato fillojnë të zhvillohen 6 muaj para lindjes
*Shumica e meshkujev përjetojnë erekcion të rregulltë në gjumë, gati në çdo 1.5 orë
*Këmbët çdo ditë mund të hedhin jashtë deri në gjysmë litër djersë. Në çdonjërën këmbë ka nga 250 mijë gjëndra djerse
*Një teshtje mesatarisht arrin shpejtësinë prej 44,704 m/sekondë
* Ndërsa kollitja arrin shpejtësinë deri në 26,8224 m/sekondë
*Nëse eshtrat nuk marrin sasinë e mjaftueshme të kalciumit, ato mund të shkatërrojnë vetveten
*Për të hedhur një hap, njëkohësisht përdorim 240 muskuj
*Muskuli më i fortë në trup është ai i gjuhës
*Vetëm njerëzit nxjerrin lotë nga emocionet, kafshët qajnë vetëm kur kanë dhimbje
* Adrinalina i jep fuqi të madhe njeriut. Ndonjëherë mund ti japë fuqi sa për të ngritur edhe një makinë
(Crapter)



Lifestyle - Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën


Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë.

Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon lodhjen edhe pse shumica e hulumtimeve tjera kanë dëshmuar se për çlodhje të plot,ë më i dobishëm është gjumi më i gjatë. Mirëpo, hulumtuesit gjermanë nga Universiteti i Dusseldorf ka kryer një test në të cilin kanë kërkuar nga studentët të mbajnë mend një listë të emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit. Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur dukshëm më shumë fjalë.

Para vet zhytjes në gjumë, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme me gjumin dhe mendime të ndryshme “të marra”. Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëj me to. Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe në fakt shumë më i rëndësishëm sesa vet gjumi.

Marrë për bazë këtë, shkencëtarët janë të mendimit se për pushimin e shkurtër gjumi i thellë është i panevojshëm.

Tech - Viruset trojan mund të kenë ndikuar në rrëzimin e avionit spanjoll



Sipas një raporti, problemet e avionit spanjoll të rrëzuar dy vjet më parë në të cilin vdiqën 154 persona mund te jenë shkaktuar pjesërisht nga malwaret. Gazeta El Pais tha te premtën se pjesa qëndrore e avionit spanjoll kishte viruse Trojan në kohën që avioni u rrëzua vetëm pak kohë pasi u ngrit nga pista në aeroportin Bajaras te Madritit.

Pjesa qëndrore duhet te leshoj alarm kur tre probleme teknike vihen re në avion por këtë rast nuk funksionoi si arsye e infektimit me viruse, u tha nga gazeta El Pais.

Bazuar ne raport gjykatësi i çështjes Juan David Perez ka urdhëruar Spanair për të dorëzuar të dhënat përkatëse. Aktualisht janë dy te pandehur për këtë çështje, të dy janë teknike Spanair.(Crapter)

Tech - Intel do të blejë McAfee

 


Intel do të blejë prodhuesin e softëarit të sigurisë McAfee për 7.68 miliardë $ për të shtuar arsenalin e veglale të sigurisë dhe për të rritur shërbimet e e paisjeve të rrjetit duke përfshirë këtu dhe telefonat mobile në sigurinë e rrjetit.

Intel tha që siguria është sot nje komponent i rëndësishëm i kompjuterave në rrjet dhe ka një vemendje të madhe ne treg, por sjellja ndaj sigurisë nuk është e njëjtë dhe për lidhjet me internet të telefonave cellular, paisjeve mjeksore, ATM-ve, automobileve etj.

Industria kërkon një qasje të re që kombinon softwarin, hardwarin dhe shërbimet e tjera për të arritur nevojat e sotme të tregut thuhet në njoftim.

Intel parshikon se nga kjo marrëveshje do të ketë humbje vitin e parë por parashikon një rritje të fitimeve në të ardhmen.

Me blerjen e McAfee, Intel kërkon të bëhet ndër prodhuesit më të mëdhenj të paisjeve të sigurisë në rrjeta.(Crapter)

Showbizz - Lista e 20 përfituesve më të mëdhenjë në botën e Hip-Hopit

 


Jay-Z ka fituar hiç më pak se 63 milionë dollarë vitin e kaluar, që është më shumë se gjysma e fitimeve konkurrentit të tij në pozitën e dytë, P.Diddy, duke u bërë kështu njeriu me përfitime më të mëdha në hip-hop.

Krijuesi i hitit "Empire State Of Mind", ka kryesuar në listën e më të pasurve në botën e hip-hopit të publikuar nga Forbes për të tretën herë në katër vitet e fundit, pasi fitoi më se 63 miionë dollarë vitin e fundit falë të ardhurave nga turneu "Blueprint 3" dhe pronave tjera si studio e regjistrimeve, linja e modës, aksionet në klubin e basketbollit New York Nets dhe nga zinxhiri i bareve sportive.

Lista vazhdohet nga P.Diddy që as që mund t′i afrohet vendit të parë me 30 milionë dollarët e fituar, ndërsa në pozitën e tretë është Akon me 21 milionë dollar.

Jay-Z mbetet ende larg bashkëshortes së tij Beyonce, që ka fituar mbi 80 milionë dollarë në periudhën e njëjtë.

Lista e 20 përfituesve më të mëdhenjë në botën e Hip-Hopit për 12 muajt e fundit nga Forbes:

1. Jay-Z: $63 milionë
2. P. Diddy: $30 milionë
3. Akon, $21 milionë
4. Lil Wayne, $20 milionë
5. Dr. Dre, $17 milionë
6. Ludacris, $16 milionë
7. Snoop Dogg, $15 milionë
8. Timberland, $14 milionë
9. Pharrell Williams, $13 milionë
10. Kanye West, $12 milionë
11. Drake, $10 milionë12. T.I., $9 milionë
12. Swizz Beatz, $9 milionë
14. Eminem, $8 milionë
14. 50 Cent, $8 milionë
14 Young Jeezy, $8 milionë
17. Common, $7 milionë
18. Soulja Boy, $6 milionë
18. T-Pain, $6 milionë
20. Lil Jon, $5 milionë

Friday, August 20, 2010

Sport - Pique kritikon Mourinhon për lojën mbrojtëse



Gerard Pique nxeh atmosferën në Spanjë kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e kampionatit.
Mbrojtësi i Barcelonës vë në shënjestër trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, duke thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë për një person si portugezi që të dalë fitimtare.

“Këtë e kanë treguar në të shkuarën, duke fituar ndeshje të pabesueshme”, thekson katalanasi 23-vjeçar. Më tej ai ironizon, duke vënë në dukje se “Special One” është një trajner që di vetëm të mbrohet.

“Dëfrehem kur shikoj në duel Guardiolan dhe Mourinhon, ndonëse ky i dyti thotë se është një trajner që di të luajë në sulm”, shton Pique.

Sport - Beckham, futbollisti më i paguar në SHBA

 Beckham, futbollisti më i paguar në SHBA


Sipas të dhënave që i ka publikuar Liga profesionale amerikane e futbollit MLS (Major League Soccer), ylli anglez David Beckham dhe anëtari i ri i kësaj lige, francezi Thierry Henry përfitojnë më së shumti para për lojën e futbollit në atë anë të Atlantikut.

Beckham, i cili këtë sezon për ekipin e tij Los Angeles Galaxy ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të dëmtimit të këmbës, është në krye të futbollistëve më të paguar në SHBA me rrogë vjetore prej 6.5 milionë dollarëve.

Rroga vjetore e Henrys, ndërkaq, është 5.6 milionë, ndërsa Rafael Maruque, kapiten i Kombëtares së Meksikës dhe deri në fund të sezonit të kaluar bashkëlojëtar i francezit Henry te Barcelona, do të fitojë për një vit qëndrim në SHBA 5.54 milionë dollarë.

Showbizz - Madonna, telashe për vajzën stiliste

 


Ende pa nisur karriera e vajzës së Madonnas, Maria Lourdes Ciccone si stiliste, po has në pengesa të mëdha.
Linja e veshjeve të dizenjuara prej saj "Material Girl" që shitet në magazinat e Macy's, rrezikon t’i sjellë shumë telashe. Firma e veshjeve LA Triumph ka denoncuar këngëtaren pasi me të njëjtin emër ishte regjistrua një linjë veshjesh e prodhuar nga kjo firmë, transmeton TCH.

“Klientët tanë kanë filluar të shesin me këtë emër që në vitin 1997”, tha një përfaqësues ligjor i LA Triumph. Sipas tij, Madonna nuk ka të drejtë të shesë në të njëjtat hapësira duke përdorur këtë markë.

Showbizz - Këngëtarët shqiptarë pa ide, kopjacë

 Këngëtarët shqiptarë pa ide, kopjacë


Si do të ishte muzika botërore sot pa Lady GaGa?! Padyshim do të kishte më pak komente për veshjet transgresive, deklaratat bombastike që vetëm ajo mund t’i bëjë. Revolucioni GaGa çuditi botën mbarë, ndërsa në muzikën shqiptare ajo duket se po vjen në formën e saj më të keqe.

Mjafton t’u hedhim një sy klipeve të reja të dala së fundmi në tregun muzikor shqiptar dhe menjëherë do të kuptoni diferencat. Ashtu sikurse Beyonce kishte një mision dhe vjen për ta kryer me një makinë, edhe Tuna shfaqet po kështu në fillim të klipit te ri Vibe. Të mos mjaftonte kjo dy vajzat janë gjithë kohës në telefon me njëra-tjetrën sikundër edhe dy këngëtaret botërore, transmeton Ballkanweb.

Por, ndërsa përmendëm Lady Gaga, nuk ngelet pas në muzikën shqiptare edhe modeli Rihanna. Kështu nëse shohim një foto të këngëtares Rihanna me një veshje të bardhë si rrjetë merimange në një nga koncertet e saj, në mënyrë identike atë na e sjell edhe këngëtarja e re Anxhelina Hadërgjonaj. Nuk mjafton kaq, pak kohe me pare ishte serish Dafina Zeqiri qe ka kopjoi Beyonce, por edhe yjet tatu të Rihannas. Ndërkohë Adelina Ismajli më shumë se njëherë vjen në formën e këngëtares botërore, Madonna, kurse fenomeni Gaga kapi një vite me pare dhe Rozana Radin.

Kuriozitet - Jeton për dy javë në bibliotekë pa u vërejtur

 Jeton për dy javë në bibliotekë pa u vërejtur


Një i pastrehë për gati dy javë ka jetuar i pavërejtur në ndërtesën  e një biblioteke lokale në shtetin amerikan New Jersey, ka njoftuar policia lokale.

Rojtari i bibliotekës ka vërejtur 26-vjeçarin, Charles Jones Jr., se si ngjitej në dritaren e bodrumit të ndërtesës. Jones i kishte thënë policisë se jeton në bibliotekë.

Në bodrum janë gjetur disa libra. Policia ka konstatuar se kishte bartur ushqimin nga vendi, ku të punësuarit kalonin pauzën. Jones është akuzuar për vjedhje dhe plaçkitje.

Tech - Hëna po zvogëlohet

 Hëna po zvogëlohet


Të çarat e vërejtura në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, tregojnë se Hëna po zvogëlohet, shkruan gazeta londineze “Telegraph”.
Hëna po zvogëlohet me ftohjen e brendësisë së saj, mendojnë shkencëtarët. Ftohja e ka zvogëluar radiusin e Hënës për rreth 100 metra, gjatë historisë prej afro 1 miliardë vitesh.
Mirëpo, astronomët amatorë nuk do të mund të vërejnë çfarëdo ndryshimi në madhësinë  Hënës gjatë të ardhmes së afërt.

Tech - Eva ka jetuar 200 mijë vjet më parë.

 Eva ka jetuar 200 mijë vjet më parë


Nëna e të gjithë njerëzve ka jetuar rreth 200 mijë vjet më parë dhe ka qenë afrikane.
Konfirmimi ka ardhur nga një kërkim statistikor në SHBA.
Rice University i Houstonit ka arritur të zbulojë për herë të parë kohën kur ka jetuar Eva dhe konfirmon hipotezën se AND-ja mitokondriale e njeriut ka ardhur nga një grua që ka jetuar rreth 150-200 mijë vjet më parë në Afrikë, transmeton TCH.
Hipoteza e një nëne afrikane ka ardhur nga krahasimi i të dhënave gjenetike të popullsisë së botës.

Tech - Përmes internetit njoftohen 30 për qind e çifteve.

Përmes internetit njoftohen 30 për qind e çifteve


Pas ndihmës së miqve të përbashkët, njoftimi online është bërë mënyra e dytë më e përhapur e lidhjes së çifteve të reja. Dashuria në punë dhe shkollë është gjithnjë e më e rrallë, si dhe njohja përmes familjes. Gati 30 % e çifteve të reja në SHBA njihen sot përmes internetit.
Në sondazhin e quajtur “How Couples Meet and Stay Together” kanë marrë pjesë 4 000 të anketuar, transmetojnë mediet amerikane. 
Studimi është kryer nga Universiteti i Stanfordit dhe City College of New York dhe rezultatet e tyre i kanë prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës së sociologëve amerikanë.

Thursday, August 19, 2010

Tech - Temperaturat ekstreme do të na përcjellin deri më 2050


Këtë vit do ta konsiderojmë të ftohtë, pasi që deri më 2050 do të na përcjellin temperatura edhe më ekstreme.

Kështu thotë Organizata Kombëtare amerikane për natyrë, në kohën kur agjencia hapësinore amerikane NASA ka konstatuar se viti aktual është më i nxehti në 131 vjetët e fundit.

Organizata Kombëtare për Natyrë thekson se ngrohja e planetit do të sjellë më shumë reshje, por edhe thatësirë në të gjitha pjesët e botës.

Rrëshqitjet katastrofike të tokës në Kinë, përmbytjet në Pakistan dhe vala ekstreme e të nxehtit në Rusi, për shkencëtarët që studiojnë ndryshime klimatike janë shembull i kushteve atmosferike, që do të bëhen të zakonshme në procesin e ngrohjes së planetit tonë.

Tech - Fëmijët sa më pak TV, aq më të ditur


Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjata. Ekspertë nga SHBA dhe Kanadaja morrën në shqyrtim më shumë se 1 mijë e 300 fëmijë të moshës para-shkollore për të përcaktuar nëse Televizori ndikon në sjellje, në stilin jetese dhe suksesin e tyre akademik në të ardhmen.

Për çdo orë tëe shpenzuar duke parë televizor, mesatarisht 9 orë në javë, tek këta fëmijë u shfaqën shumë probleme. Në klasën e katërt tek ata u vu re - rënie 7% në angazhimin në mësim - rënie 6% në arithmetikë  - një rritje 10% në mosbindje, ngacmim e grindje të ndryshe me moshatarët në klasë.Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re një rënie 9% në aktivitetin e përgjithshëm fizik, ndërsa treguesi i masës së trupit tek ata u rrit 5%.

Studimi nuk provon se televizori është fajtor, por vetëm vë në dukje një lidhje midis kohës së kaluar duke shikuar televizor dhe treguesve të zhvillimit në fëmijërinë e herëshme. 

Ekspertët thonë se fëmijët mund të rriten për të qenë të ditur, më aktivë dhe të shëndetshëm në qoftë shpenzojnë më pak kohë duke parë televizor në moshë të mitur.

Sport - Ferguson kritikon shpenzimet e Cityt


Tekniku i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson nuk është dakord me fushatën e fuqishme të merkatos nga ana e rivalëve të të njëjtit qytet.
Sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan ka shpenzuar plot 325 milionë sterlina për dy vjet, ku listës së emrave të mëdhenj u janë shtuar së fundmi edhe Balotelli e Millner.

“Gjatë viteve të fundit kemi parë pronarë të pasur që shpenzojnë, por tek City duken kamikazë për mënyrën se si i shpenzojnë paratë. Sasia e parave që derdhin është e pabesueshme. Edhe ne mund të kishim blerë dy lojtarë të shtrenjtë në verë, por unë mendova se është më mirë të shpenzojmë sa më pak”, theksoi tekniku i Manchester Unitedit.

Showbizz - Pitt refuzoi ta puthte Jolien me rroba mashkulli


Brad Pitt refuzoi ta puthte Angelina Jolien, kur ajo ishte e veshur si mashkull për filmin e ri “Salt”, përderisa djali i tyre Maddox ishte shokuar nga dukja e nënës së tij.
Bukuroshja e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me Brad Pittin, ka pranuar se partneri dhe djali i saj i madh nuk ishin të impresionuar nga dukja e saj, transmeton MIA.
“Maddox u shokua. Unë e ftova atë të vinte dhe të më përshëndeste, ndërsa unë nuk i kam thënë se kush isha. Ai erdhi, ma shtrëngoi dorën dhe qëndroi një kohë me mua dhe tha, ‘Mad’ dhe më pas lehtë tha, ‘Mami!. Ai totalisht u shokua. Dhe Brad madje nuk mundi të më puthte”, theksoi Jolie.

Kuriozitet - Shitet banesa më e shtrenjtë në botë


Në Hyde Park në Londër është shitur banesa më e shtrenjtë në botë për 200 milionë dollarë. Blerësi anonim ka blerë banesën për gjashtë persona, të cilën do ta ruajë sigurimi, që përbëhet nga ish-pjesëtarë të SAS-it britanik.

Në kompleksin e njëjtë të banesave, ka rezervuar banesën edhe kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassim, transmetojnë mediet britanike.

Banesat vazhdojnë të ndërtohen.

Kuriozitet - Britanikëve të paaftë shteti iu paguan prostitutat


Londër, 17 gusht - Një britanik 21-vjeçar, i cili ka vështirësi për të mësuar, do të marrë para nga shteti për të shkuar në Amsterdam, ku do t’i paguhet seksi me prostitutë. Punëtori i tij social thekson se kjo është e domosdoshme, pasi që 21-vjeçari është “i ve i frustruar”.

Udhëtimi i 21-vjeçarit në Amsterdam do t’i paguhet nga programi në vlerë prej 520 milionë sterlina, i cili ka për qëllim të ndihmojë shtetasit e Britanisë së Madhe që përballen me vështirësi, raportojnë mediet britanike.
Gjithashtu, një britanik tjetër me lëndime të trurit merr para nga shteti për të paguar shërbimet seksuale të prostitutave.
Shteti ia paguan këto aktivitete “për të kthyer besimin në vete dhe në aftësitë seksuale të tij, pasi që gruaja e ka lënë dhe ka ikur me paratë e tij”.