
Gerard Pique nxeh atmosferën në Spanjë kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e kampionatit.
Mbrojtësi i Barcelonës vë në shënjestër trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, duke thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë për një person si portugezi që të dalë fitimtare.
“Këtë e kanë treguar në të shkuarën, duke fituar ndeshje të pabesueshme”, thekson katalanasi 23-vjeçar. Më tej ai ironizon, duke vënë në dukje se “Special One” është një trajner që di vetëm të mbrohet.
“Dëfrehem kur shikoj në duel Guardiolan dhe Mourinhon, ndonëse ky i dyti thotë se është një trajner që di të luajë në sulm”, shton Pique.
Mir e ka murinjo po munohet me loj mbrojtse po ja karxon Barca qefin .... Barca Kampion.....
ReplyDelete